Ushtima ose zhurma ne veshë
Tinitusi apo zhurma ne veshe referohet si tinguj te zhurmshem qe ndodhin ne njerin apo ne te dy veshet.Tingujt munde te jene me ze te but apo te larte, te holle apo te trashe.Te moshat e vjetra munde te jete si shenje qe paraqet renjen e degjimit.
Shkaqet
Rezultat i tinitusit apo zhurmave te veshit me se shpejti vijne nga demtimi mikroskopik ne mbaresen e nervit te degjimit ne veshin e brendshem.Lendimet ne keto mbaresa shkaktojne edhe humbjen e degjimit.Ekspozimi ndaj zhurmave me ze te larte dhe barnat me efekte anesore si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativet, barnat kunder depresionit dhe aspirina munde te shkaktojne tinitus, apo zhurma ne veshe, ne njerin apo ne dy veshet.Tinitusi munde te shkaktohet edhe nga shkaktaret e tjere si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjite, shtypja e larte dhe e ulet e gjakut, tumoret si dhe problemet tjera ne zemer, enet e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalite e gjendrrave tiroide.
Simptomat
Simpotamat e zhurmave llidhen ngusht me semundjen e Menier-it qe shkaktohet nga shtimi I presionit intralabirintik(hidropsii labirintit) qe eshte pasoje e qrregullimeve te pergjithshme vaskulare te cilat rrisin depertueshmerine e eneve te te gjakut.Semundja karakterizohet me sulme siq jane: marramendja, zhurme ne veshe dhe pakesim I degjimit I tipi perceptive.
Diagnoza
Mjeku juaj do te diagnostikoj gjendjen e zhurmes se veshit apo tinitusit duke bere nje ekzaminim te plote fizik, duke u bazuar ne historine e detajuar mjekesore.Testet tjera siq jane testi i degjimit(audiometria), skenimi i trurit te tilla si MRI ose CT munde te kerkohet per te konfirmuar gjendjen tuaj.Testi spinal gjithashtu munde te jete e nevojshme per te vleresuar presionin e lengjeve ne kafke dhe palcen kurrizore.
Trajtimi
Opsionet e mjekimit te zhurmave ne veshe perfshijne:
- Keshillat:Kjo eshte nje komponent edukative qe ju ndihmon per te kuptuar dhe per te ndryshuar menyren e te menduarit ne lidhje me zhurmat e veshit apo Tinitusin.
- Aparatat e degjimit: Keto paisje ndihmojne njerezit qe kane renje te degjimit te shoqeruara me zhurma ne veshe.
- Pasije qe vendosen ne veshe: Keto jane paisje te vogla elektronike te vendosura ne veshe te cilet do te maskojne tingellimen ne vesh duke perdorur nje ze te bute, te kendshem
- Degjuset: qe perdoren per te ndegjuar muzike te lehte te kendshme duke i perfshire muzikat qe jane per meditim, dhe qe kane karakteristike valet e detit, shiun, tingujt e lehte te fryme verore etj. qe do te ju ndihmojne te rrini te relaksuar.
- Simulimi nervor akustike:eshte nje teknike e re per njerzit qe perjetojne zhurma me ze shume te larte kumbues.Kjo perfshine perdorimin e nje paisje elektronike qe dergon sinjale akustike te stimuluara ne tru.Ky tretman stimulon ndryshimet ne rruget nervore dhe lejon qe truri te behet i pandishem per tingujt.
- Implanti koklear: ndihmon per te maskuar zhurmen ne veshe dhe stimulon fijet auditore nervore.
- Terapia kunder depresioni dhe anksiolitik qe rekomandohet te perdoren per tu qlodhur dhe per te ndihmuar gjumin.
Parandalimi
Disa keshilla parandaluese per te zvogeluar ose pakesuar zhurmat ne veshe jane:
- Shmanguni ekspozimit ndaj tingujve dhe shurmave me ze te larte.
- Presioni i gjakut duhet te kontrollohet rregullisht dhe te mbahet ne kontrolle.
- Preferohet perdorimi sa me i paket i krypes ne ushqim sepse ajo demton edhe qarkullimin e gjakut.
- Ulja e perdorimit te kafes, qajit, Coca-Coles dhe duhanit.
- Ushtrime rutinore per te permiresuar qarkullimin e gjakut.
- Shmangni lodhjeve, pushoni sa me shume
- Shmangni shqetsimeve ne lidhje me zhurmen