Klinikë ORL në Ferizaj, që nga viti 1992

Për ne

Nga një ordinancë e mjekësisë së përgjithshme te një klinikë e specializuar për veshin, hundën dhe fytin. Dy specialistë ORL, i njëjti përkushtim ndaj pacientit.

  • 34vjet në shërbim të pacientëveqë nga themelimi i ordinancës SHËNDETI, 1992
  • 26vjet të specializuar në ORLvesh, hundë dhe fyt, që nga viti 2000
  • 2specialistë ORL, një ekipDr. Afrim Ajeti dhe Dr. Rinor Ajeti

Themeluar nga Dr. Afrim Ajeti në maj të vitit 1992 me emrin SHËNDETI, fillimisht si një ambulancë e mjekësisë së përgjithshme, duke ofruar shërbime cilësore, përfshirë edhe vizita mjekësore në shtëpi.

Gjatë viteve 1992–1997, shumë mjekë dhe teknikë medicinalë e infermierë kanë kryer stazhin e tyre në këtë ambulancë, të cilët sot shërbejnë në institucione publike dhe private.

Në vitin 2000, ambulanca ndryshoi fokusin dhe u specializua në trajtimin e sëmundjeve të veshit, fytit dhe hundës (ORL), duke marrë emrin ORL-SHËNDETI. Përveç shërbimeve specialistike, klinika ofroi edhe ndërhyrje kirurgjikale të avancuara, duke përfshirë edhe ato estetike. Gjatë kësaj periudhe u kryen mijëra kontrolla specialistike dhe ndërhyrje kirurgjike me sukses.

Në vitin 2022, me një vizion të ri dhe një ambient modern, klinika rifitoi identitetin e saj si RINO CLINIC, duke sjellë inovacion dhe përkushtim të vazhdueshëm në fushën e otorinolaringologjisë.

Në këtë klinikë sot punojnë Dr. Afrim Ajeti dhe Dr. Rinor Ajeti, të dy specialistë të otorinolaringologjisë.

Ambiciet e mëdha përkundër vështirësive asnjëherë nuk e shuan pasionin dhe punën në otorinolaringologji.

Dr. Afrim Ajeti themelues i klinikës, 1992

Mjekët


Përvoja shumëvjeçare dhe metodat moderne plotësojnë njëra-tjetrën në të njëjtën klinikë.

Themelues, specialist ORL

Dr. Afrim Ajeti

Themeluesi i RINO Clinic dhe figura kryesore në ndërtimin e klinikës, me punë të përkushtuar dhe dije të përditësuar vazhdimisht. Një qasje e bazuar në kontroll të kujdesshëm, marrëdhënie afatgjatë me pacientin dhe orientim drejt zgjidhjes së problemit.

  • Kirurgji ORL
  • Ndërhyrje estetike
  • Që nga 1992
Profili i plotë

Specialist ORL

Dr. Rinor Ajeti

Specialist ORL, i orientuar drejt vlerësimit të plotë ORL: anamnezë, ekzaminim klinik, endoskopi dhe teste audiologjike, me shpjegim të qartë të diagnozës dhe të hapave të mëtejshëm.

  • Audiologji
  • Endoskopi
  • Otoplastikë
  • Rinologji
Profili i plotë

Si punojmë


Kontroll i kujdesshëm

Çdo vizitë nis me anamnezë dhe ekzaminim klinik të plotë. Endoskopia dhe testet audiologjike shtohen kur ndihmojnë diagnozën, jo si rutinë.

Pacienti e kupton diagnozën

Shpjegim i qartë i asaj që gjetëm dhe i hapave të mëtejshëm. Marrëdhënie afatgjatë, jo vetëm një vizitë.

Nga kontrolli te kirurgjia

Trajtim specialistik dhe ndërhyrje kirurgjikale të avancuara, përfshirë ato estetike, në një ambient modern.

Tri emra, një klinikë


Themelimi i ordinancës SHËNDETI

Ordinancë e mjekësisë së përgjithshme

14 maj 1992

ORL SHËNDETI

Ambulanca specialistike e ORL-së ORL-SHËNDETI

10 korrik 2000

RINO CLINIC

Klinika e ORL-së me emër të ri, lokacion të ri

9 gusht 2022

Keni nevojë për një kontroll ORL?

Caktoni terminin ose na telefononi: e hënë deri të premten 10:00–18:00, të shtunën 9:00–12:00.