Kirurgji estetike dhe funksionale e hundës

Rinoplastika

Kirurgjia e hundës, apo rinoplastika, nganjëherë referohet si „rekonstruktimi i hundës”. Ajo mund të përmirësojë pamjen dhe proporcionin e hundës tuaj me fytyrën, ose të trajtojë problemet e shoqëruara të frymëmarrjes nga hunda.

  • 1–2orë zgjat proceduranë disa raste mund të zgjasë më shumë
  • 10ditë deri në heqjen e gipsittamponata hiqet në ditën e pestë
  • 2–3javë deri në paraqitjen në shoqërime instruksionet e stafit për kufizimin e veprimtarisë

Estetika e hundës


Rinoplastika është intervenim kirurgjik që nënkupton krijimin e një hunde që është në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës. Hunda, e cila ndryshe quhet edhe piramida e hundës, është pjesa më e dalë e fytyrës dhe, pos rëndësisë funksionale, ka edhe rëndësi të posaçme estetike. Nga forma, madhësia dhe deformitetet e saj varet kryesisht paraqitja estetike e fytyrës.

Çfarë mund të korrigjojë rinoplastika


Informatat bazike: rinoplastika konsiston në

  • Lehtësimin e disa problemeve të frymëmarrjes
  • Rimodelimin apo ndryshimin e majës së hundës
  • Heqjen e dorsumit
  • Ngushtimin e hundës me anë të osteotomive apo ngushtimin e vrimave të hundës
  • Korrigjimin përfundimtar të deformiteteve të vogla
  • Zvogëlimin apo rritjen e madhësisë së hundës
  • Ndryshimin e këndit midis hundës dhe buzës së sipërme
  • Korrigjimin e një defekti gjatë lindjes apo lëndimit

Si zhvillohet ndërhyrja


Rinoplastika është një operacion kirurgjikal që synon korrigjimin ose ndryshimin e strukturës së hundës. Ky ndryshim i skeletit të hundës, i strukturave të kockave dhe të kërcit, e bën hundën më të pajtueshme me strukturat e tjera të fytyrës.

  1. Anestezioni lokal apo i përgjithshëm

    Është një operacion që mund të kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme, në varësi të procedurave ekzakte apo preferencave të pacientit. Procedurat komplekse mund të kërkojnë një qëndrim të shkurtër në spital. Procedura zgjat rreth 1–2 orë, por në disa raste mund të zgjasë më shumë.

    Ilaçet administrohen për komoditetin tuaj gjatë procedurës kirurgjikale. Zgjedhjet përfshijnë qetësim intravenoz ose anestezi të përgjithshme. Mjeku juaj do të rekomandojë zgjedhjen më të mirë për ju.

  2. Incizioni

    Intervenimi kirurgjik bëhet zakonisht përmes një prerjeje të bërë brenda hundës. Në disa raste, prerja mund të bëhet jashtë dhe përreth bazës së hundës. Ky lloj prerjeje përdoret për të punuar apo rregulluar majën e hundës, ose për të marrë një kërc.

    Rinoplastika kryhet ose duke përdorur një procedurë të mbyllur, ku prerjet fshihen brenda hundës, ose një procedurë të hapur, ku bëhet një prerje në të gjithë kolumelën, shiritin e ngushtë të indit që ndan vrimat e hundës. Nëpërmjet këtyre prerjeve, lëkura që mbulon kockat dhe kërcet e hundës ngrihet butësisht, duke lejuar aksesin për të riformuar strukturën e hundës.

  3. Riformësimi i strukturës së hundës

    Një hundë tepër e madhe mund të zvogëlohet duke hequr kockën ose kërcin. Ndonjëherë kirurgjia e hundës mund të kërkojë shtimin e transplanteve të kërcit. Më së shpeshti, kërci nga septumi, ndarja në mes të hundës, përdoret për këtë qëllim. Herë pas here mund të përdoret kërc nga veshi ose, rrallë, një pjesë e kërcit të brinjëve.

  4. Korrigjimi i septumit të devijuar

    Nëse septumi është i devijuar, ai mund të drejtohet, bashkë me projeksionet brenda hundës, për të përmirësuar frymëmarrjen.

  5. Mbyllja e prerjes

    Pasi struktura themelore e hundës është skalitur në formën e dëshiruar, lëkura dhe indet e hundës ripërpunohen dhe prerjet mbyllen. Prerje shtesë mund të vendosen në rrudhat natyrale të vrimave të hundës për të ndryshuar madhësinë e tyre.

  6. Gipsi, tamponata dhe rezultati

    Kur përfundon operacioni kirurgjik, vendoset gipsi në pjesën e jashtme, që ndihmon në mbajtjen e formës së re të kockave, si dhe një tamponatë (vendosje e fashave në vrimat e hundës), që do të shërbejë për të mbajtur septumin të qëndrueshëm.

    Hunda do të fashohet për ta mbështetur gjatë shërimit. Ënjtja fillestare do të marrë disa javë për t'u larguar plotësisht dhe pamja e hundës tuaj do të ndryshojë gradualisht ndërsa ajo shërohet plotësisht.

Pas operacionit


Nga orët e para deri në kthimin në jetën e përditshme.

  1. Orët e para

    Në orët e para pas operacionit vendoset akull në hundë dhe përreth saj, që të mënjanohet ënjtja e fytyrës. Disa orë pas operacionit pacienti mund të shkojë në shtëpi dhe përshkruhet terapia nga mjeku.

  2. Dita e 5-të

    Detamponata e hundës bëhet në ditën e pestë pas operacionit.

  3. Dita e 10-të

    Heqja e gipsit bëhet në ditën e dhjetë pas operacionit.

  4. 2–3 javë

    Pacienti mund të paraqitet në shoqëri 2–3 javë pas operacionit. Janë të domosdoshme instruksionet për kufizimin e veprimtarisë së individit pas procedurës, që jepen nga stafi ynë.

Rinoplastika është një nga ndërhyrjet më sfiduese nga të gjitha operacionet estetike, përshkak se dy procedura nuk janë kurrë njëlloj.

Çdo konfiguracion i hundës kërkon planifikim individual operativ dhe rindërtim kirurgjikal. Për pasojë nuk ekziston një teknikë e vetme, por disa teknika, të cilat kirurgu duhet t'i njohë paraprakisht për shkak të variacioneve të ndryshme anatomike.

Rezultate


Raste të rinoplastikës të kryera në RINO Clinic: majtas para, djathtas pas ndërhyrjes.

Rinoplastikë, rasti 1: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas
Rinoplastikë, rasti 2: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas
Rinoplastikë, rasti 3: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas
Rinoplastikë, rasti 4: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas
Rinoplastikë, rasti 5: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas
Rinoplastikë, rasti 6: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas
Rinoplastikë, rasti 7: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas
Rinoplastikë, rasti 8: para dhe pas ndërhyrjes
ParaPas

Udhëzimet, faktet dhe rreziqet


Udhëzimet e veçanta që do t'i merrni mbulojnë:

  • Çfarë duhet të bëni në ditën e operimit
  • Përdorimin e anestezionit gjatë procedurës
  • Kujdesin pas operacionit

Faktet

Vendimi për të pasur intervenim kirurgjik të hundës është jashtëzakonisht personal dhe ju duhet të vendosni nëse rreziqet dhe komplikimet e mundshme janë të pranueshme. Kirurgu apo njëri nga stafi do të shpjegojë në detaje disa rreziqe që lidhen me ndërhyrjen kirurgjike.

Pyetjet

Është shumë e rëndësishme t'i bëni pyetje kirurgut plastik në lidhje me procedurat tuaja. Është e natyrshme të keni një shqetësim në lidhje me ndryshimin e ri që do ta keni ose stresin para operacionit. Mos u turpëroni duke biseduar për ndjenjat tuaja me kirurgun tuaj plastik.

Rreziqet

  • Rreziqet e anestezisë
  • Ndryshim në ndjesinë e lëkurës (mpirje ose dhimbje)
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Infeksioni
  • Perforimi i septumit të hundës (një vrimë në septumin e hundës) është i rrallë. Trajtimi kirurgjik shtesë mund të jetë i nevojshëm për të riparuar septumin, por mund të jetë e pamundur të korrigjohet ky ndërlikim
  • Shërim i dobët i plagëve ose dhëmbëza
  • Mundësia e operacionit revizional
  • Ndryshim i ngjyrës dhe ënjtje e lëkurës
  • Pamje e pakënaqshme e hundës

Dëshironi një konsultë për rinoplastikë?

Caktoni terminin ose na telefononi: e hënë deri të premten 10:00–18:00, të shtunën 9:00–12:00. Vini nga Gjermania, Zvicra ose Austria? Shihni si organizohet trajtimi për pacientët nga jashtë.