Marramendja do te thote nje ndjesi e mosbalancimit.Ajo klasifikohet ne dy kategori ne vertigo qe eshte nje ndjenje e ndjesise se rrotullumit me humbje te balancit dhe ndjenja e renjes te fiket.
Shkaqet
Marramendja shpesh shkaktohet nga furnizimi i ulet i trurit me gjake qe munde te jete per shkak te presionit te ulet te gjakut apo de dehidrimit e cila munde te shkaktohet nga diareja, ethet dhe te vjellat.Te moshuarit munde te perjetojne ndijesia e renjes te fiket, kur ata ngriten pernjehere nga pozicioni i ulur ose i shtrire.Ndjehsia e renjes te fiket gjithashtu munde te jete i lidhur me gripin, presionin e ulet te gjakut, djersitjet, te ftohtit ose alergjite.Vertigo apo efekti i njenjes se rrotullimit te objeketeve rreth vetvetes eshte i lidhur shpesh me probleme te veshit te brendshem.Kushtet tjera qe qojne ne VERTIGO perfshijne semundjet e zemres dhe infarktet dhe ne keto qeshtje pacientet munde te zhvillojne simptome siq jane dhimbje gjoksi, humbje te folurit dhe ndryshim ne te pamurit.
Shkaqet me te zakonshme qe shkaktojne marramendjen jane:
- Vertigo paraksizmale beninje (VPB)- karakterizohen me marramendje te perkohshme gjate nderrimit te pozites se kokes dhe pa demtime te degjimit.Keto shkaktohen nga traumat e kokes, nderhyrjet kirurgjike ne veshin e mesem perkatesishte ne stapes dhe pleqeria.
- Labirintiti– Nenkupton pezmatimin e veshit te brendshem qe ndodh zakonisht pas nje infeksioni viral, bakterial, mykotik dhe toksik.
- Sëmundje Meniere-it – Eshte nje qrregullim i veshit te brendshem qe shkakton renje te madhe te degjimit, zhurma ne veshe dhe marramendje.Semundja munde te paraqitet ne njerin apo te dy veshet.
- Tumoret e veshit te mbrendshem :shkaktojne zhurma ne veshe, humbje te degjimit, marramendje dhe problemet e bilancitTrauma të veshit të brendshëm
- Traumat ne veshin e brendshem
- Barotraumat shkaktojn deme ne veshin e brendshem dhe marramendje per shkak te ndryshimeve te presionit midis veshit te mesem dhe te brendshem
Simptomat
Ju munde te keni ndjehsine e rrotullimit qe lidhen ngushte me humbjen e balansit.Simptomat tjera perfshijne uljen e degjimit dhe tinitusin.Ndjenja e vjelljes dhe apo edhe vjellja munde te shoqerohet me vertigon qe shkakton dehidratim dhe dobesi
Diagnoza
Mjeku juaj do te kryej nje ekzaminim te plote fizik dhe mund te ju pyes per simptomat shoqeruese duke perfshire edhe anamnezen tuaj apo historin e kaluar mjekesor.Mjeku juaj do te kontrolloje tensionin e gjakut dhe munde te kerkoje EKG duke perfshire testet neurologjike per te siguruar trajtimin e nevojshem.Teste e degjimit munde te rekomandohet per tu siguruar qe veshi i mesem dhe nervi auditor eshte funksional dhe per te kuptuar shkakun e marramendjes
Trajtimi
Marramendje është një simptomë dhe jo një sëmundje dhe në qoftë se ajo nuk është trajtohet në kohën e duhur, kjo mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.
Trajtimi përfshin kushtet themelore te sëmundjes.
- Dehidratimi – Pini sa me shume lengje ose marrja e infuzioneve
- Ethet apo Infeksionet – medikamentet per ethe ose antibiotiket per trajtimin e infeksioneve te pershkruara
- Nese marramendja eshte per shkak te semundeve te zemres apo qrregullimeve te ankthit te lidhura me trajtimin e nevojshem munde te inicohet.
- Vertigo prej VPB ose Labirintiti shpesh eshte i trajtueshem me ushtrime te rehabilitimit vestibular.Ajo perfshine pozicionimin dhe manipulimin koken se pacientit per te hequr kristalet nga kanalet gjysmerrethore dhe ne kete menyre mundeson uljen e inflamacionit
- Medikamentet te tilla si diazepam dhe anti-histaminik munde te jete e pershkruar per te zvogeluar inflamacionin ne kuader te sistemit vestibular
- Mjeku juaj mund të rekomandojë një jakë të butë që kufizojë e levizjes së kokës
- Medikamentet anti-virale si Acyclovir ose valacyclorvir munde te jete i pershkruar per infeksionet virale qe shkaktojne labirintitin
- Intervenimi kirurgjike munde te jete i nevojshme ne pacientet me neuroma akustike ose ndonje qrregullim anatomik ne veshe.
Parandalimi
Disa nga masat parandaluese te marramendjes jane:
- Ngritja e ngadalshme nga pozicioni i ulur apo i shtrire qe ndryshon presionin e gjakut.
- Pini sa me shume uje apo lengje per te parandaluar dehidratimin
- Hani ushqim me rregull
- Diete ne kripe
- Trajtoni infeksionet e veshit, te fohtit, gripin dhe infeksionet tjera te frymemarrjes qe munde te shkaktojne marramendje
- Siguroni shtepin tuaj qe ne rast te rrezimit te parandalohet demtimi serioz nese bieni ne dysheme
- Shmangni produktet te tilla si kafeneja, alkoolo apo duhani.