Pezmatimi i veshit të mesëm

Çka është pezmatimi i veshit të mesëm?
Si vesh i mesëm merret hapësira pas timpanit. Ai e ka një lidhje ë hollë me hapësirën e fytit. Në rast të pezmatimit kjo hapësirë mbushet me lëng dhe me tensionim dhe ezmatim të timpanit shkakton dhimbje. Në raste të rralla me tensionim të lartë timpani mund të hpërthen dhe të rrjedhë qelbi nga veshi. Me shikim brenda me një instrument special (Otoskop) mjeku und të e sheh nga jashtë një skuqje apo ënjte të timpanit dhe kështu të e konstaton një pezmatim të eshit të mesëm.

Cilat janë shkaqet e një pezmatimi të veshit të mesëm?
Pezmatimi i veshit të mesëm shkaktohet nga viruset apo bakteret. Shpesh fëmija ka njëkohësisht një ftohje me rrjedhje të hundës. Si manifestohet një pezmatim i veshit të mesëm? Fëmijët më të rritur ankohen për dhimbje veshi. Fëmijët më të vegjël qajnë dhe kapen shpesh për veshi. Njëkohësisht mund të shfaqen ethe, shkuarje barku apo vjellje. Dalja e qelbit nga veshi tregon që në timpan është krijuar një vrimë. Në këtë rast dhimbjet shpesh qetësohen.

Si mjekohej një pezmatim i veshit të mesëm?
Pasi që pezmatimi i veshit të mesëm në shumicën e rasteve shërohet vet, së pari bëhet një mjekim me mjete kundër dhimbjeve (me Paracetamol, Dafalgan, Panadol, ben-u-ron) apo Voltaren, Algifor, Ponstan etj..Si shtesë mundë të jepen pika të hundës kundër enjtes. Në kontrollin e dytë mjekësor duhet të vendoset, se a janë antibiotikët të nevojshëm. Ky kontroll bëhet normalisht pas 1-3 ditëve (sa më i ri fëmija aç më herët). Në rast të pëlcitjes së timpanit me shpërthim të qelbit duhet të fillohet direkt me mjekim me antibiotikë.

Çfarë janë rreziqet e një pezmatimi të veshit të mesëm?
Normalisht në rast të pezmatimit të veshit të mesëm bëhet fjalë për një sëmundje me mundësi të mira të mjekimit. Një timpan i pëlcitur shërohet normalisht pa probleme. Rrallë mund të ketë komplikime serioze si inflamacione të eshtrave apo cipës së trurit. Pra është me rëndësi zbatimi konsekuent i terapisë së dhënë nga mjeku! Pas pezmatimit të veshit të mesëm mund të mbesin lëngje për kohë të gjatë në veshin e mesëm. Për këtë arsye fëmijët e prekur dëgjojnë më dobët. Në rast të mbetjes të këtij lëngu në veshin e mesëm, flitet për pezmatim kronik të tubës së veshit të mesëm. Nëse fëmija juaj edhe pas 6-8 javë duket ende të mos dëgjojë mirë apo të jetë nervoz, shkoni te mjeku i fëmijëve. Vini re: Pezmatimet e vazhdueshme të veshit të mesëm normalisht nuk janë arsye për operimin e bajameve.

Dhimbje veshi, çka të bëhet?
Nëse fëmija juaj ankohet në dhimbje veshi, preferohet jepja e mjeteve kundër dhimbjes (shiko lartë). Vizita te mjeku është e arsyeshme porse jo me emergjencë, përveç pranë: – dhimbjeve të pandërprera – gjendjes së keqe të fëmijës përkundër mjeteve të dhimbjes – vjellje e vazhdueshme – dhimbje koke përkundër mjeteve të dhimbjes – ënjte rreth veshit Në raste të pasigurisë apo pyetjeve, ju mund të informoheni përmes telefonit për këshillime të klinikën tonë në 044 700 125.

Scroll to Top