Otorinolaringologu diagnostikon dhe trajton sëmundjet e veshit (infeksionet, dylli, humbja e dëgjimit, zhurma në vesh, marramendja), të hundës dhe sinuseve (hunda e bllokuar, septumi i devijuar, sinusiti, alergjitë, polipet) dhe të fytit dhe zërit (bajamet, adenoidet, ngjirja e zërit, gëlltitja e vështirë, gërhitja). Është edhe kirurg: kryen ndërhyrje funksionale dhe estetike të hundës dhe veshit.
Ndryshe nga mjeku i përgjithshëm, otorinolaringologu e sheh veshin me otomikroskop dhe hundën e fytin me endoskop, dhe ka në dispozicion testet e dëgjimit. Kështu shkaku i simptomës gjendet në vizitën e parë, jo pas disa terminesh.
Në RINO Clinic punojnë dy otorinolaringologë: Dr. Afrim Ajeti, themeluesi i klinikës më 1992, dhe Dr. Rinor Ajeti, me interes të veçantë në rinologji, otologji, audiologji dhe kirurgjinë e fytyrës. Në Prishtinë vizitat caktohen me termin paraprak.