Pika e dytë e RINO Clinic, tani edhe në Prishtinë

Klinikë ORL në Prishtinë – Otorinolaringolog për Vesh, Hundë dhe Fyt

RINO Clinic, klinika ORL nga Ferizaj me traditë që nga viti 1992, ka hapur pikën e dytë në Prishtinë, te Kompleksi Linda Premium Residence, në rrugën Behar Begolli. Mjek ORL në Prishtinë për kontrolle të veshit, hundës dhe fytit, teste dëgjimi, endoskopi dhe kirurgji funksionale e estetike.

  • 2lokacioneFerizaj, që nga 1992, dhe Prishtinë
  • 34vjet përvojë mjekësore26 prej tyre të specializuar në ORL
  • 2specialistë ORLDr. Afrim Ajeti dhe Dr. Rinor Ajeti

Ku ndodhemi në Prishtinë


Kompleksi Linda Premium Residence
Rruga Behar Begolli
Prishtinë 10000, Kosovë

Klinika ORL në Prishtinë punon me termin paraprak. Terminin e caktoni me telefon, WhatsApp ose Viber në +383 44 700 125, ose përmes formularit online. Në telefon ju themi edhe ditët dhe orët e vizitave në Prishtinë.

Për pacientët nga Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva dhe Lipjani kjo pikë e shkurton rrugën deri te otorinolaringologu. Klinika kryesore në Ferizaj vazhdon me orarin e plotë.

RINO Clinic Prishtinë
Linda Premium Residence, rr. Behar Begolli

Hape në Google Maps

Çfarë ofron mjeku ORL në Prishtinë


I njëjti spektër shërbimesh si në Ferizaj: nga kontrolli i parë deri te ndërhyrja kirurgjikale, me pajisje moderne dhe shpjegim të qartë të diagnozës.

Kontrolle specialistike ORL

Ekzaminim i veshit, hundës dhe fytit me otomikroskop dhe endoskop. Infeksione veshi, sinusit, hundë e bllokuar, dhimbje fyti, bajame, ngjirje zëri, marramendje.

Dëgjimi dhe audiologjia

Audiometri, timpanometri, emisione otoakustike dhe vlerësim i tinitusit. Këshillim për aparate dëgjimi, distributor ekskluziv i AudioService në Kosovë.

ORL pediatrike

Infeksionet e përsëritura të veshit, bajamet dhe adenoidet e zmadhuara, skriningu i dëgjimit te foshnjat dhe fëmijët. Më shumë te ORL pediatrike.

Kirurgji funksionale e hundës

Septoplastikë, reduktim i turbinave, riparim i valvulës nazale, trajtim endoskopik i sinusitit kronik dhe i polipeve.

Otoplastikë dhe rinoplastikë

Kirurgji estetike dhe funksionale e veshit dhe hundës nga Dr. Rinor Ajeti, me mbi 600 otoplastika të kryera. Shih estetikën e veshit dhe rinoplastikën.

Mendim i dytë dhe konsultë online

Rishikim i pavarur i një diagnoze ose plani trajtimi, dhe konsultë me video para vizitës, për pacientët jashtë Kosovës.

Otorinolaringologët e RINO Clinic


Dy specialistë ORL, në Ferizaj dhe në Prishtinë.

Themelues, specialist ORL

Dr. Afrim Ajeti

Themeluesi i klinikës më 1992 dhe figura kryesore e traditës mjekësore të klinikës. Kontroll i kujdesshëm, marrëdhënie afatgjatë me pacientin dhe orientim drejt zgjidhjes së problemit.

  • Kirurgji ORL
  • Ndërhyrje estetike
  • Që nga 1992
Profili i plotë

Specialist ORL

Dr. Rinor Ajeti

Specialist ORL me fokus në rinologji, otologji dhe audiologji, fellowship në rinoplastikë në Turqi, mbi 600 otoplastika dhe shtatë publikime shkencore ndërkombëtare. Kandidat PhD në Mjekësi Klinike.

  • Audiologji
  • Endoskopi
  • Otoplastikë
  • Rinoplastikë
Profili i plotë

Si zhvillohet vizita te mjeku ORL


  1. Biseda

    Vizita fillon me një bisedë për ankesat tuaja dhe historinë mjekësore.

  2. Ekzaminimi

    Specialisti ekzaminon veshin, hundën dhe fytin, zakonisht me otomikroskop dhe endoskop. Kur nevojitet, testet e dëgjimit kryhen në të njëjtën vizitë.

  3. Shpjegimi dhe plani

    Në fund merrni shpjegimin e gjetjeve në gjuhë të kuptueshme dhe planin e mëtejshëm, qoftë trajtim, qoftë ndërhyrje.

Sillni me vete raportet e mëparshme mjekësore, rezultatet e testeve dhe listën e barnave që përdorni.

Kur ia vlen të kërkoni otorinolaringolog në Prishtinë


Disa simptoma duket sikur kalojnë vetë, por përsëritja e tyre është arsye për vlerësim specialistik.

  • Dhimbje veshi që zgjat disa ditë
  • Rënie e dëgjimit
  • Zhurmë në vesh
  • Hundë e bllokuar vazhdimisht
  • Sinusit i përsëritur
  • Dhimbje fyti ose bajame të pezmatuara
  • Marramendje
  • Ngjirje zëri mbi dy javë
  • Fëmija gërhet ose merr frymë me gojë
A ka RINO Clinic klinikë ORL në Prishtinë?

Po. Përveç klinikës kryesore në Ferizaj, RINO Clinic ka hapur pikën e dytë në Prishtinë, te Kompleksi Linda Premium Residence, në rrugën Behar Begolli. Aty kryhen kontrolle ORL, teste të dëgjimit dhe konsulta për ndërhyrjet kirurgjikale.

Si caktoj termin te mjeku ORL në Prishtinë?

Me telefon, WhatsApp ose Viber në +383 44 700 125, ose përmes formularit online në faqen e kontaktit. Vizitat në Prishtinë bëhen me termin paraprak, ndaj në telefon ju konfirmojmë ditën dhe orën.

Cili otorinolaringolog viziton në Prishtinë?

Specialistët e RINO Clinic, Dr. Afrim Ajeti dhe Dr. Rinor Ajeti, të dy otorinolaringologë. Dr. Rinor Ajeti mbulon edhe kirurgjinë estetike dhe funksionale të veshit dhe hundës, me mbi 600 otoplastika të kryera.

A kryhen ndërhyrjet kirurgjikale në Prishtinë?

Konsulta dhe planifikimi i ndërhyrjes bëhen edhe në Prishtinë. Për vendin dhe datën e vetë ndërhyrjes ju udhëzon specialisti gjatë konsultës, sipas llojit të procedurës.

Rezervoni kontrollën ORL në Prishtinë

Për simptoma të veshit, hundës, fytit, dëgjimit ose marramendjes, na telefononi ose dërgoni kërkesën online. Ju konfirmojmë terminin në Prishtinë ose në Ferizaj, si t'ju përshtatet.