Historiku i Klinikës
Themeluar nga Dr. Afrim Ajeti në maj të vitit 1992 me emrin SHËNDETI, fillimisht si një ambulancë e mjekësisë së përgjithshme, duke ofruar shërbime cilësore, përfshirë edhe vizita mjekësore në shtëpi.
Gjatë viteve 1992-1997, shumë mjekë dhe teknikë medicinalë/infermierë kanë kryer stazhin e tyre në këtë ambulancë, të cilët sot shërbejnë në institucione publike dhe private.
Në vitin 2000, ambulanca ndryshoi fokusin dhe u specializua në trajtimin e sëmundjeve të veshit, fytit dhe hundës (ORL), duke marrë emrin ORL-SHËNDETI. Përveç shërbimeve specialistike, klinika ofroi edhe ndërhyrje kirurgjikale të avancuara, duke përfshirë edhe ato estetike. Gjatë kësaj periudhe u kryen mijëra kontrolla specialistike dhe ndërhyrje kirurgjike me sukses.
Në vitin 2022, me një vizion të ri dhe një ambient modern, klinika rifitoi identitetin e saj si RINO CLINIC, duke sjellë inovacion dhe përkushtim të vazhdueshëm në fushën e otorinolaringologjisë.
“ambiciet e mëdha përkundër vështirësive, asnjëher nuk shuan pasionin dhe punën në otorinolaringologji”