Për ne​

themeluar në vitin 1992

Historiku i Klinikës

Themeluar nga Dr. Afrim Ajeti në maj të vitit 1992 me emrin SHËNDETI, fillimisht si një ambulancë e mjekësisë së përgjithshme, duke ofruar shërbime cilësore, përfshirë edhe vizita mjekësore në shtëpi.

Gjatë viteve 1992-1997, shumë mjekë dhe teknikë medicinalë/infermierë kanë kryer stazhin e tyre në këtë ambulancë, të cilët sot shërbejnë në institucione publike dhe private.

Në vitin 2000, ambulanca ndryshoi fokusin dhe u specializua në trajtimin e sëmundjeve të veshit, fytit dhe hundës (ORL), duke marrë emrin ORL-SHËNDETI. Përveç shërbimeve specialistike, klinika ofroi edhe ndërhyrje kirurgjikale të avancuara, duke përfshirë edhe ato estetike. Gjatë kësaj periudhe u kryen mijëra kontrolla specialistike dhe ndërhyrje kirurgjike me sukses.

Në vitin 2022, me një vizion të ri dhe një ambient modern, klinika rifitoi identitetin e saj si RINO CLINIC, duke sjellë inovacion dhe përkushtim të vazhdueshëm në fushën e otorinolaringologjisë.

“ambiciet e mëdha përkundër vështirësive, asnjëher nuk shuan pasionin dhe punën në otorinolaringologji”

Dr. Afrim Ajeti

May 14, 1992

Themelimi i ordinancës SHËNDETI

Ordinancë e mjekesisë së përgjithshme

May 14, 1992
July 10, 2000

ORL SHËNDETI

Ambulanca specialistike e ORL-së ORL-SHËNDETI

July 10, 2000
August 9, 2022

RINO CLINIC

Klinka e ORL-së me emër të ri, lokacion të ri

August 9, 2022

Scroll to Top